highlight_off

F1, Hamiltonin e tradhton motori; Red Bulli triumfon në Malajzi


1475397740malajzi

Çmimi i Madh i Malajzisë e largon edhe më shumë britanikun Lewis Hamilton nga mbrojtja e titullit kampion.

Piloti i Mercedesit u tradhtua nga motori i tij në xhiron e 41 të garës, atëherë kur po garonte i qetë në vend të parë, dhe e sheh edhe më larg vendin e parë të renditjes së përgjithshme për pilotë, që mbahet nga shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili e mbylli garën në vendin e tretë.

Gara që u fitua nga Daniel Ricciardo, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës te Red Bull, Max Verstappen, nisi menjëherë me aksident për Rosberg, i cili u prek nga Sebastian Vettel në kthesën e parë. Ishte gjermani i Ferrarit ai që e pësoi më keq duke braktisur garën, ndërsa Rosberg rekuperoi duke kapur podiumin.

Vetëm vendi i katërt për Kimi Raikkonen me Ferrari.

civitas.al » Sport


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close