highlight_off

Shënohet viktima e tretë nga gripi


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është shënuar viktima e tretë nga gripi. MSH informon se bëhet fjalë për një 73-vjeçare, e cila kishte edhe një sërë komplikacionesh të tjera dhe nuk i ka bërë dot ballë virusit.

“Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ më datë 08/01/2017, me diagnozë ‘Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK’, stadi i katërt, dhe me’ Insufiçencë Respiratore’,  e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 5/1/2017 nga Ministria  Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës”, njofton Ministria.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Sociale – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close