highlight_off

Gripi, 22 mijë të prekur. ISHP: Rënie e kërkesave për ndihmë mjekësore


Numri i personave të prekur nga gripi AH3N2 është rritur. Nga 19 mijë, që ishte numri i të prekurve nga infeksionet respiratore, që janë tregues të shpërthimit të epidemisë, këtë javë numërohen rreth 22 mijë të prekur.

E megjithatë shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva bino, thotë për Top Channel se edhe pse situata e gripit në vendin tonë mbetet mbi pragun e epidemisë, rritja është e lehtë, jo e thellë.

Sipas mjekes, ajo që vërehet është se nëse në Tiranë kemi një tendencë në ulje të të prekurve nga gripi, në qytete të tjera si: Berati, gramshi, fieri, durrësi, Skrapari dhe Peqini, numri i të prekurve është rritur.

Por, me rëndësi mbetet fakti që nuk shënohen shpërthime madhore, në ambiente me kolektiv të madh, siç janë azilët. Doktoreshë Bino thotë se vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve mbi moshën 60 vjeç.

Ndërsa sa i takon rasteve të rënda, duke iu referuar shtrimeve të ditëve të fundit, rezulton se në sistuatë kritike për jetën janë vetëm 2 persona, që janë raste të reja.

Bino sqaron për Top Channel se procesi i vaksinimit po vijon normalisht, ku një pjesë e mirë e rretheve e kanë kaluar pragun mbi 50% dhe disa të tjerë në 10%. Në rang vendi procesi i vaksinimit është në masën 30%.

Në lidhje me infeksionet diarike, mësohet se kemi një numër shumë më të ulët të të prekurve krahasuar me një vit më parë. Nga 1500 të prekur vitin e kaluar, sivjet janë vetëm 1161.

10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Sociale – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close