highlight_off

Beqaj: 100 milionë lekë për rikonstruksionin e urgjencës në spitalin e Fierit


Spitali Rajonal i Fierit ka tashmë një shërbim modern dhe bashkëkohor të shërbimit të Urgjencës. Falë një investimi prej rreth 100 milionë lekësh u bë i mundur përmirësimi i urgjencës pritëse.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, së bashku me deputetët e qarkut Fier, Antoneta Dhima dhe Omer Mamo, përuruan sot mjediset e reja të urgjencës pritëse në Spitalin Rajonal të Fierit.

“Sot në spitalin Rajonal të Fierit, falë një pune shumë të mirë të bërë nga drejtuesit e spitalit vizituan ambientet e rikonstruktuara dhe të pajisura të shërbimit të Urgjencës. Janë rreth 100 milionë lekë që janë investuar për të përmirësuar pjesën e Urgjencës pritëse në spitalin Rajonal të Fierit, janë pjesë e programit tonë kombëtar të reformimit të shërbimit të Urgjencës Kombëtare, bashkë me Qendrën e Kontrollit dhe të Komandës në Tiranë, bashkë me më shumë flotë në territor, padyshim, duhet të jemi në gatishmëri për flukset pritëse  në spitalet tona”, u shpreh ministri Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë njoftoi, gjithashtu, se brenda mesit të këtij viti, Spitali Rajonal i Fierit do të pajiset edhe me shërbimin e Hemodinamikës.

“Përveç projektit të madh të ndërtimit të spitalit të ri Rajonal të Fierit, i cili është edhe pjesë e paketës së investimeve 1 miliardë euro të qeverisë ‘Project Financing’, do të vijojmë të përmirësojmë shërbimin në këtë spital sepse, besoj se brenda mesit të vitit, do të kemi këtu një shërbim të ri të Hemodinamikës që t’i shërbejmë Fierit, jugperëndimit dhe për të qenë më pranë edhe fluksit që do të na vijë nga rritja e sezonit turistik në gjithë bregdetin e Jugut.

Fondet për pajisjet janë tashmë disponibël, procedurat e prokurimit po fillojnë, vizituam dhe inspektuam vendin ku do të mund të ndërtohet për të parë edhe ndërhyrjet e nevojshme që duhet të bëjmë në ndërtim dhe në furnizimin me energji elektrike”, bëri të ditur ai.

Nga Fieri, Beqaj shprehu edhe njëherë falënderimet për gjithë personelin shëndetësor në vend për punën e bërë për përballimin e situatës së epidemisë së gripit në vend.

9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Sociale – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close