highlight_off

Sa herë duhet ta përdorim një shishe plastike? Përgjigjen e jep ekspertja


Sa herë mund të përdorim një shishe plastike, para se të humbë karakteristikat kimike dhe fizike dhe të mos dëmtojë shëndetin tonë?

Kësaj pyetje i është pëërgjigjur Giorgia Spigno, profesoreshë në fakultetin e Shkencave Argrare, Ushqimit dhe Mjedisit në Universitetin Katolik të Piacenza-s.

Në një intervistë publikuar sot në mediet italiane, ajo shprehet se shishet tradicionale plastike “nuk duhet të përdoren për herë të dytë”.

“Kur konsumatori e ble, nuk e di historinë e shishes. Nuk e di nëse ka qenë e ekspozuart ndaj burimeve të nxehtësisë apo ndaj temperaturave shumë të ulta, që ndryshojnë përbërjen e plastikës, forcën mekanike apo aftësinë për të lejuar kalimin e gazeve “, shpjegon Spigno.

Por, sipas saj, problemi kryesor është higjena.

“Shumica e rasteve pimë direkt nga një shishe, veçanërisht është gjysmë-litroshe. Një zakon që nuk garanton siguri higjienike për lëngjet të cilat më pas hedhin në atë enë. Era e pakëndshme që ndonjëherë ndjejmë është pikërisht për shkak të ndotjes mikrobiologjike që është shkaktuar nga konktai i gojës sonë me shishen. Një gjest i kujdesshëm do të ishte larja e shishes” thotë ekspertja, “edhe pse shishet plastike nuk janë të dizajnuara që të ripërdoren, por të mbajnë ujë derisa konsumatori e pi atë”.

Magazina » Keshilla


Ju duhet ndihme e specializuar mjekesore me kosto minimale?

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close