highlight_off

“Shkollat pa ngrohje, Rama shpenzon 537 mln lekë për zyrën e tij”


grida-duma-10-janar

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama për shpenzime luksi, në një kohë që sipas saj, shkollat në vend janë mbyllur për shkak të mungesës së ngrohjes.

“537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit. Në fakt, këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi. Prioriteti kryesor i Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të. Prandaj shkollat nuk kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë. Prandaj njerëzit po vdesin nga të ftohtit, sepse Edi Rama është ngrohtë në zyrën e tij. Ndërsa pushteti lokal mezi po përballon situatën me burimet e veta, Edi Rama jep shfaqje me shtab emergjence nga zyra e tij e ngrohtë”, deklaroi Grida Duma në një konferencë për median.

Duma tha se Edi Rama nuk mendon për njerëzit. “Ndërkohë njerëzit po e përballojnë vetë të ftohtit, po përballojnë vetë kosoton e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi dhe mbajtjes ngrohtë të shtëpive për fëmijët. Edi Rama nuk mendon për njerëzit. Ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës në qeveri të njerëzve”, mbyllet deklarata e PD.

civitas.al » Politikë


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close