highlight_off

Berisha i zbulon Ballës problemet me bixhozin dhe borxhin!


taulant_balla

Deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për privatizimin e CEZ se: “Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ sot ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur person Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të Sali Berishës me kompaninë CEZ. Komisioni po heton pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj mik i ngushtë i djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha”.

Shtetasi Nue Kalaj është thirrur si dëshmitar në këtë çështje dhe nuk është paraqitur, e për këtë arsye Balla ka kërkuar shoqërimin e tij me forcë nga policia për të dëshmuar.
Ndërkohë për akuzat e lëshuara nga deputeti Balla ka reaguar edhe vetë juristi Shkëlzen Berisha i cili në një status në rrjetin social shkruan: “Sot, papagalli i shpifjeve te Edi Ramës, me urdhrin e kryetarit, ka zgjeruar rrethin e miqve të mi të ngushtë, me një person me të cilin dhe aktivitetin e të cilit, nuk kam asnjë lidhje. I dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për shpifje, gënjeshtari i Ramës vazhdon avazin e vjetër me trillime të reja, me shpresën se kështu do mbulojë sarajet e kryetarit në Surrel. Të ndërtuara me ”plaçkën” e Ramës nga marrëveshja me CEZ, për të vjedhur dhe ndarë, 630 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve”.

Shkëlzen Berisha e mbyll reagimin e tij me thirrjen që: “Rama përpara se ti ngarkojë shpifje të reja, ta detyrojë papagallin, të mos lërë ”puplat” në kazino, por të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të paguajë paratë për shpifjet e vjetra”.

civitas.al » Politikë


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close