highlight_off

Kerry kërkon falje për largimin nga puna të homoseksualëve nga Departamenti i Shtetit 


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka kërkuar falje për përjashtimin nga puna të qindra punonjësve të Departamentit të Shtetit me dyshimin se janë homoseksualë përgjatë periudhës së pas luftës.

Në një komunikatë të publikuar më 9 janar, Kerry ka thënë se praktika e përjashtimit nga puna apo detyrimi për të hequr vet dorë nga vendi i punës për shkak të orientimit seksual, si dhe refuzimi për të marrë në punë për shkak të kësaj, ka qenë praktikë e zakonshme “në vitet ’40, por që ka vazhduar për dekada më pas”.

“Këto veprime kanë qenë të gabuara atëkohë, njësoj siç janë të gabuara edhe sot”, ka thënë Kerry.

Fushata për pastrimin e Departamentit të Shtetit nga homoseksualët ka filluar ditëve të para Luftës së Ftohtë.

Kerry gjithashtu ka riafirmuar politikën aktuale të Departamentit për “diversitet dhe përfshirje të të gjithë punonjësve”.

Senatori amerikan, Ben Cardin, demokrati më i lartë në Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, i ka shkruar Kerrit në muajin nëntor duke thënë se ai planifikon që të paraqes legjislacion të ri që e dënon procesin e përjashtimit nga puna të homoseksualëve të cilin Cardin e ka quajtur “njollë e thellë në historinë tonë kombëtare dhe të Departamentit të Shtetit”.

10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Botë – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close