highlight_off

Aksionet anti-kanabis; në të gjithë vendin asgjësohen me mijëra rrënjë


Policia e Shtetit vijon aksionin antikanabsi të shtrirë në të gjithë vendin. Përgjatë 24 orëve të fundit, raportohet për asgjësim të mijërave rrënjë marijuane.

parcele ne Memaliakj Parcele Bulqize kanabis i keputur

Memaliaj

Më konkretisht, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave”, Krahës 1, të Memaliajt, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela me një total prej 3 100 bimë të dyshuara kanabis sativa. Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sheshi i Vreshtit” ,Kalivaç , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë.

 

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në afërsi të fshatit Kalivaç, Memaliaj, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Përmet dhe Këlcyrë

Në këto zona janë asgjësuar  1777 bimë kanabis. Më konkretisht, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendet e quajtur “Përroi i Kobares “, “Gropat ” , “Përroi i Llapushës” , Njësia Administrative Frashër, Përmet u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 327 bimë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur ” Arat e Hades” , Këlcyrë , u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 1 450 bimë të dyshuara kanabis. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bulqizë

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, këtë herë në Bulqizë, ku janë asgjësuar me anë të djegies 1250 bimë të dyshuara narkotike Si rezultat i operacionit në territorin e fshatit Shpukth, Bulqizë, në vendin e quajtur “Ara e Bicës”, është evidentuar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike. Nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këtë parcelë ishin të kultivuara 1250 , bimë të dyshuara narkotike hashash. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Kurbin

Në Kurbin janë asgjësuar  me anë të djegies  355 bimë kanabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Gjatushit”, në  fshatin Zhej, Kurbin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Aktualitet – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close