highlight_off

Sekretet e makijazhit të Marylin Monroe që mund t’ju bëjnë një divë


Sekretet e makijazhit të divës amerikane, Marilyn Monroe  janë zbuluar nga artisti i saj i kozmetikës Allan Snyder. Baza e bukurisë të yllit të kinemasë që bëri që të gjithë të dashurohen pas saj, është e mbushur me mistere të thella. E gjitha kjo për të nxjerrë në pah tiparet delikate të fytyrës së saj, pa i zbuluar sekretet make –upit të  Marilyn Monroe. Gjithçka nis nga sytë, ku Allan thotë se aty aplikonte një shtresë të hollë vazeline, për të siguruar lagështinë e lëkurës dhe për t’i dhënë asaj më tepër qartësi.

Baza e makijazhit në zonën e poshtme të syve ishte gjithmonë e qartë dhe që i përshtatej lëkurës së yllit të kinemasë. Profesionisti i make-upit, Allan Snyder  përdorte edhe një fondetinë të errët për konturuar fytyrën dhe për t’i dhënë më shumë dritë në qendër. Duke nxjerrë në pah qendrën e fytyrës do të thoshte që buzës t’i kushtohej më  shumë vëmendje. Për të ekuilibruar tiparet, Allan përdorte ngjyra të gjalla dhe të kundërta, në mënyrë që të nxirrte në pah volumin e buzëve në krahasim me zonat e tjera të fytyrës së Marilyn.

Sekretet e makijazhit të divës së kinemasë janë të lidhura edhe me përdorimin e ngjyrave të errta, për të përmirësuar relievin e fytyrës. Një tjetër sekret i Marilyn Monroe në lidhje me make-upin kishte të bënte edhe me shikimin. Allan Snyder përdorte një laps të bardhë në pjesën e brendshme të qepallës  për të theksuar tiparet. Kjo e lejonte që të krijonte një iluzion të veçantë, duke e bërë syrin që të dukej më i madh nga normalja.

Më vonë Allan përdorte lapsa të ndryshme me nuanca ngjyrë rozë e çelët që zgjatej deri tek hunda e divës. Qëllimi i këtij veprimi ishte i thjeshtë: t’i bënte ata vizualisht më të vegjël në krahasim me fytyrën. Sekreti i fundit i artistit të make-upit ka të bëjë me vetullat. Përdorte një laps të zi, që tu jepte atyre formën e trekëndëshit. Gjithashtu ky truk shërbente për tu dhënë vetullave një ngjyrë  të errët.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Ndryshe – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close