highlight_off

Si e përjetuan VIP-at e politikës tërmetin? Zbulohen reagimet…


rama-meta-trim

Në foto: Shefi i Tërmet Peçit dhe aleati i palëkundur i tij

Përshëndetje.

Qendra Sizmologjike Shqiptare, falë disa aplikacioneve të avancuara në Ajfonin e Drejtorit, ka mundur të diktojë disa nga tronditjet kryesore që kanë shkaktuar lëkundjet e tërmetit ditën e sotme.  

Ai që u tremb më shumë dhe e mendoi tërmetin si një ogur të keq për detyrën e re ishte Sokol Dervishaj, ministër i sapoemëruar i Transporteve. Me rob shpie, ish shprehur, të më tundet karrigia pa u ulur mirë? Për të gjetur pak qetësi dhe ngushëllim ai mësohet t’i ketë telefonuar shefit të madh, Metës, i cili sakaq e ka qetësuar duke i thënë: “Mos ça bythë Koli! Qetësia na mban deri në 10 ballë të shkallës Rihter, ndërsa dashuria na mban deri në 100 gradë të shkallës Berishë”

Rama nga ana e tij nuk e ka përjetuar më lehtë se i lartpërmenduri. Ai fillimisht i është trembur tërmetit por pastaj, sipas këshillave të Endrit që merr vesh nga këto punë, ka qetësuar veten duke futur gishtin e madh në gojë dhe duke shtrënguar fort një pellush ngjyrë mavi po që nga të larat ish bërë rozë.

Në një moment kish bërë përpjetë nga krevati duke menduar mos i kish ndodhur gjë kërpudhës së Falmës dhe ankthi iu shtua kur Falma nuk i përgjigjej në telefon. ‘Si e ke kërpudhën?, -‘ ishte mesazhi i shkurtër që i çoi me sms por që akoma në këto momente nuk ka marrë përgjigje.

Dritan Prifti nga ana e tij kish menduar ta shfrytëzonte në favor të tij situatën tronditëse. ‘Nëse ka viktima, do duhen operatorë në terren për filmime, më duket gjeta punë’ , – ishin fjalët e tij të para pas shkundjes.

Erjon Braçen tërmeti e kish kapur në një moment sublim. Duke qenë e dielë ai ishte tashmë në episodin e 275 të Peppa Pig. Lëkundjet kanë bërë që Braçe të vrapojë tek televizori duke përqafuar fort ekranin e duke thënë ‘Peppa Pig, mos ki frikë, unë jam këtu për ty xemël’.

Nuk dimë ende sa është tronditur Endri Transparenti nga tërmeti por kemi dyshime që ka vrapuar të përqafojë lali Erin pasi Ajola kish dalë të bënte pazaret e javës.

Ju faleminderit që na ndiqni!

Qendra Sizmologjike Shqiptare.

 

*Email i mbëritur në redaksi nga adresa: [email protected]

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close