highlight_off

Endri Transparenti publikon vargjet e Nënë Terezës për Shukriun


Kolazh endri Shukriu nene tereza

Në foto: Personaliteti universal Endri Transparenti, personaliteti planetar Gonxhe Bojaxhiu dhe personaliteti i gjithë metrazheve Shukri Xhelili

I dashur Shef Edi!

Jemi çik në siklet me atë fushatën në Dibër sepse siç dihet, Shukriu na e ka çpuar disi reputacionin.

Por mendoj se fjalimet e Muharremit, Olta Xhaçkës dhe sidomos Falma Fshazit, do na i ngrenë prapë brekët në këtë Bashki.

Ajo Falma o Shef, ka zbuluar dhe një poezi të panjohur të Nënë Terezës, e cila kishte parashikuar problemin teknik me brekët e Shukriut dhe në poezi I linte dhe amanetet përkatëse kandidatit Muharrem.

Më poshtë shkrimi i plotë Shef:

**********

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Muharem Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qytetit të Peshkopisë.

Nga ana e tij, kandidati Rama shprehu bindjen se me mbështetjen e grave dhe vajzave të Dibrës, fitorja do të jetë më e lehtë për t’u arritur në votimet e kësaj fundjave.

“Tashmë ish kolegu im, Shukriu, u zbyth për shkak të vrimës në brekë. Vrimës së tij i qofsha falë pasi, nëse ajo vrimë s’do të ishte, unë s’do të isha sot këtu të shpalosja para jush vizionin tim të vrimave, gra e vajza të nderuara. Me mua në krye, Bashkia Dibër do të angazhohet për binjakëzim në çështje brekësh me Bashkinë Korçë. Me brekë Korçe në bythë, s’do ketë dibran që të zbythet për çështje vrime. Vizioni im ama, gra e vajza fort të dashura, shkon përtej. Unë ndihem sot i avantazhuar pasi me mbështetjen tuaj dhe duarve tuaja punëtore nuk do ketë në sirtarin tim apo në sirtarin e çdo dibrani asnjë palë brekë me vrimë.

Unë shikoj sot këtu fillimin e fitores për gjithë Bashkinë e Dibrës sepse me forcën e gishtave tuaj, nuk do të ketë vrimë ta ndalojë marshin drejt realizimit të reformave të lëna përgjysëm nga Shukriu. Reformat duan bythë gra e vajza të nderuara dhe një shprehje popullore thotë ‘bytha e fortë në brekë të forta’ Brekët e forta, duan duar të forta e punëtore”, u shpreh kandidati Rama. ‘Qepja e vrimave nga duart tuaja do e bëjë Bashkinë Dibër një model për çdo Bashki tjetër rilindase edhe jo….”

Fjala e kandidatit Rama ndërpritet nga brohoritjet e grave dhe vajzave në sallë, brohoritje që stopohen me ngjitjen në podium të Kryetares së Forumit të Gruas në PS, Oltës, Xhaçkës.

Duke u ndalur tek kandidatura e së majtës për Bashkinë e Dibrës, Xhaçka tha se Rama është hëpërhë alternativa më e mirë që ofrohet para zgjedhësve, pasi nga kontrollet cilësore të bëra në garderobën e tij nuk janë gjendur shenja brekësh të ngrëna nga mola apo më keq akoma, me vrima.

“Ne si gra, vajza, bashkëshorte, miqe, miqesha dhe pëllumbesha të partisë dhe dheut mëmë, kemi zgjedhur për të mbështetur kandidatin më të mirë të mundshëm, i cili me punën dhe veprën e tij të një jete të tërë e ka treguar se është njeri I brekëve cilësore, të mirëmbajtura e më tej i punës, i sakrificës, i përkushtimit, ndaj grave, ndaj fëmijëve dhe ndaj njerëzve në nevojë dhe ndaj ndjesë për përsëritjen, njeri i rregullsisë së brekëve”, u shpreh Xhaçka. “Tu japim duarve, gra e vajza. Tu mëshojmë fort gjilpërvae e të shtrëngojmë ijet, për ta bërë Dibrën, e më tej gjithë Shqipërinë nën qeverisjen rilindase, oaz të brekëve pa vrima. Të jemi ne, me mbështetjen e punën tonë ato që do e bëjmë Shqipërinë të lulëzojë brek më brek”

Takimin e përshëndeti dhe rilindistja me famë kërpudhore-poetiko-rutinore zonja Falma Fshazi.

Orët pa gjumë të Falmës nën kërpudhë duke shfletuar arkivat kishin dhënë një rezultat të paimagjinueshëm.

Sepse siç bëri të njohur zonja Fshazi, një poezi  e panjohur më parë e shkruar nga Nënë Tereza, kishte parashikuar fatin e Shukriut, ndërsa shenjtorja, nëpërmjet poezisë i jepte sinjale kandidatit Muharrem Rama që të nxirrte mësime.

Zonja Fshazi e recitoi bukur poezinë e Nënë Terezës për Shukriun:

Brekët janë trishtim, kaloje.
Brekët janë sfidë, përballoje.
Brekët janë lojë, luaje.
Brekët janë pasuri, vlerësoje.
Brekët janë mister, zbuloje.
Brekët i grisi Shukriu, andrroje.

*******

Ky ishte shkrimi Shef, mbetem në pritje të aprovimit tënd.

I joti, në të mirë e në të keqe, me brekë apo pa brekë, Endri Transparenti.

 

*E-mail i mbërritur me forward nga adresa: [email protected]

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close