highlight_off

Balla letër Ramës: ‘Fjalimet e Sadriut ngjasojnë me fjalimet e Martin Luter-Kingut”


balla-rama-abazi

Në foto: Sadriu që derdhet dhe Rama që zverdhet

 

Dashuri ti, Shefi Edi!

Po të bëj direkt forward një e-mail që më dërgoi Taulant Balla. S’e di për ça flet se kam dal me të dashurën imagjinare të gjuajmë për pokemona dhe s’kam nge ta hap e-mailin. Puç. Endri.

*********

Letra e Taulantit:

I dashur Mbret Edi, ty ndoshta të ka eksituar ai fjalimi i Sadriut në Dibër. Edhe mua. Sapo ta ritransmetojnë lajmet kam vënë kasetën ta regjistroj sepse dua ta përdor si tutorial: speeching for dummies. I paparë mo. Isha duke larë enët dhe kisha ngritur zërin e tv. Në fillim mendova se ishte Shakohoxha që po komentonte ndeshjen e Kombëtares me Maqedoninë.

Ma ngriti peshë shkumën e enëve. Propozoj ta përdorim si tip trainer komunikimi për këta të rinjtë e leshit te Fresshi, kur i tufëzojmë në kampingje dhe konferenca. Do bënte punë dhe te Fressh Voice në vend të Pandit dhe Pandin ndoshta ja shesim atyre të Klanit për emisionin E Diela Shqiptare, se e fusin ndërrim më Shpëtim Saraçin kur është me raport. Lëvizje e paparë merkatoje kjo shef, mendoje.

Me atë fjalim vendimtar që ka mbajtur Sadriu sot në Dibër unë jam i sigurt që Dibranët do rivotonin edhe Shukriun po të ishte. Këtë herë s’kemi më nevojë as për lekë por as për miell e vaj, e kemi të sigurt fitoren.

Dhe këtë ta thotë nona i fjalimeve të parlamentit, unë. Testikulacion, më fal shef, gjestikulacion i paimagjinueshëm dhe i rrallë. Ta fut dhe ty shef madje kshuqë nga ky këndvështrim duhet të bësh ndoshta pak kujdes.

Rralloja vezët që ndonjëherë të dalë bllof me zërin e mos i hipi tangërlliku. Ndërkohë që Sadriu fliste në podium unë me mendje hartova një skenar, një fjalim duet me Sadriun për të enjten tjetër në Parlament, kshuqë shef mendoje ta fusim titullar.

Nqs Linditës nuk i mbetet hatri dua të flasim në mbrojtje të Reformës në Arsim dhe përzgjedhjes së maturantëve në Universitete. Unë s’e kam idenë fare por jam i sigurt që Sadriut ja thotë koburja për k’to punë.

Ekspertët e vlerësuan shumë fjalimin e tij sot, thanë që vetëm dikush që ja thotë nga librat mund të flas ashtu rrjedhshëm e bindshëm. Zëri mëkues imi dhe test…gjestikulacioni grintoz i Sadriut do e hedhin toç Jozefinën të enjten, mbaje mend.

Fjalimet e vëllait tonë Sadri, frymëzojnë njësoj si fjalimet e Martin Luter Kingut.

Duhet ta falenderojmë shumë Shukriun shef.

Këto zgjedhjet surprizë në Dibër na hapën sytë të shohim ç’njerëz me vlera drithëruese dhe eksituese mbajmë në gjirin e Rilindjes. Sepse shef, nëse Sadriu ma ngriti shkumën e enëve, deklarata e Damianit ‘po ju flas si njeri, mos më shihni si ministër’ ma derdhi qumështin që kisha vënë të ziente…
Të puth Shef dhe uroj me gjithë zemër që Rilindjes tone t’i derdhet e mira me të njëjtin presion që u derdh Sadrija sot.

Më lejo ta derdh dhe një përqafim në fund Shef, jam i prekur. Natën. 🙁

 

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close