highlight_off

Shkupi kryeqyteti i xhamive


Sipas vizatimit të një piktori holandez Shkupi ne shekullin XVI-të ka pasur 120 xhami, por Bllagica Terpkova e vë në dyshim ekzistimin e një numri kaq të madh të xhamive.

Në Muzeun e Qytetit të Shkupit ndodhet një vizatim që daton qysh nga shekulli i XVI, i bërë nga një piktor holandez. Në vizatim shumë qartë shihet pamja e Shkupit dhe minaret e shumta që kane ekzistuar që nga shekulli i XV.
Bllagica Terpkovska, e cila më parë ka punuar edhe si udhëheqëse dhe rrëfyese e objekteve që ndodhen në Muzeun e Qytetit, thotë se ky vizatim është punuar duke u bazuar në rrëfime dhe me siguri piktori holandez e ka vizatuar kur ka qenë në ndonjë vend tjetër.

“Xhami pa dyshim se ka pasur në Shkup, mirëpo pyetja është se a ka pasur kaq shumë xhami”- pyetet Terpkovska.

Xhamitë ose më mirë mesxhidet, kane qenë objektet e para dhe njëherit në numër më të madh të arkitekturës islame. Zakonisht themeluesit e xhamive kanë qenë qytetarë më të pasur, myslimanë të mëdhenj dhe qeverisës që i kanë ndërtuar si përshpirtje.

Shkupi, gjatë kohës se sundimit turk, është përballur me shumë katastrofa që në njërën apo tjetrën mënyrë kanë ndaluar ose ngadalësuar procesin e zhvillimit të tij. Tërmeti i rendë ne vitin 1555, luftërat dhe djegëjet e vitit 1689 gjatë tërheqjes së ushtrisë së Austrisë në krye me Pikolominin, zjarri ne Çarshi ne vitin 1908, vërshimet e mëdha të lumit Vardar kah fundi i shekullit XVIII dhe XIX si dhe tërmeti katastrofal i vitit 1963 kane ndikuar zhdukjen e objekteve të shumta monumentale.

Sipas rrëfimeve të Evlija Çelebit në Shkup ka pasur mbi 120 xhami të mëdha dhe të vogla, mirëpo lutja e përbashkët e së premtes është falur në vetëm 45 xhami. Nga ky numër i madh i xhamive, që gjatë shekujve janë ndërtuar në Shkup, deri më tani janë ruajtur vetëm 21 xhami.

shkupi

“Sa i përket asaj se a ka pasur apo jo shumë xhami në Shkup flasin dokumentet, flet vakëfnami dhe nuk duhet të bazohemi vetëm në thëniet dhe udhëpërshkrimet e Evlija Çelebiut, kemi njohuri se vetëm para Luftës së Dytë Botërore ka pasur 80 xhami “ -thotë Behixhudin Shehabi, historian i artit.

Numri i madh i xhamive, monumentaliteti i tyre si dhe pasuria e zgjidhjeve arkitektonike, pa dyshim, flasin për zhvillimin e qytetit dhe domethënien që e ka pasur Shkupi, si njëra prej qendrave rumelike gjatë kohës së sundimit Osman. Të kota janë mohimet kur luajmë me fakte dhe letra te hapura.

www.shkupi24.com » Arkiva/Histori


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close